-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Elitarët e policisë së Kosovës në protestë: Mos luani me dinjitetin tonë, rrisni pagat

Kryesoret

Njësia elitare e policisë së Kosovës, e njohur si FIT sot ka protestuar në Prishtinë, në lidhje me pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë për propozimin e tyre për shtesat, pagat, e rrezikshmërisë të marrë javën e kaluar.

Gjatë protestës përfaqësuesi i FIT-it theksoi se pakënaqësitë e tyre nuk datojnë sot, por më shumë se 10 vite.

“Jemi njësi elite e Policisë së Kosovës. Pakënaqësitë tona nuk datojnë nga sot, por më shumë se 10 vite kemi marr premtime e asnjëra nuk është realizuar. Tek ligji i pagave edhe pse kemi kërkuar ndryshim para nëntë muajsh, kërkesat tona nuk janë realizuar,” ka thënë përfaqësuesi i FIT-it.

Ai po ashtu kërkoi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që të marr parasysh kërkesat e tyre.

“Kryeministër mos luani me dinjitetin tonë dhe me ndjenjat e familjeve tona. Kemi dëshmuar veten në raste të shumta dhe në sulmin e fundit të 24 shtatorit. Kërkojmë nga ana juaj që kërkesa për shtimin e rrezikshmërisë të merret parasysh,” theksoi ai.

“Kërkesat janë si në vijim: Kategorizimi si njësi të veçanta dhe përfshirjen në listën e ekspertëve, rrezikshmëria të caktohet në 50 përqind të pagës bazë dhe shtesa për kushte specifike të punës,” thotë përfaqësuesi për kërkesat e tyre.

Ai po ashtu tha se kërkesat e tyre janë ekonomike dhe sociale.

“Kërkojmë dhe mirëkuptim në këtë aspekt pasi jemi pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe nuk dëshirojmë që të përdoremi nga askush për qëllime politike,” theksoi përfaqësuesi para mediave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit