-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO+EMRI/ Ky është njëri nga katër shqiptarët që vdiqën në Gjermani

Kryesoret

JOQ Albania” shkruan se Albert Zorba 31 vjeç nga Elbasani është njëri prej viktimave që humbi jetën tragjikisht në kantierin e ndërtimit në Hamburg mëngjesin e të hënës. Vëllai i të ndjerit Zorba ndodhet i burgosur në Angli, ndërsa i ati i moshuar ka mbërritur në Hamburg. Viktima e dytë e identifikuar sipas “JOQ” është një i ri nga Kukësi me inicialet R.H.

Shqiptarët, punonjës në të zezë në kantier janë paraqitur me dokumente të rreme bullgare dhe kjo është arsyeja e paqartësisë së identiteteve të tyre nga shteti gjerman. Administratori shqiptar nga Kosova i firmës që kishte regjistruar shqiptarët me dokumente false është zhdukur.

Ngjarja ndodhi teksa shqiptarët po punonin për ndërtimin e një pallati në zonën e HafenCity. Mendohet se ka ende viktima nën rrënoja dhe po punohet për nxjerrjen e trupave.

Katër shqiptarë humbën jetën pas rrëzimit të skelës në Gjermani, nxirret edhe viktima e fundit

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit