“Të kemi të qartë që kjo është një rrugë pa kthim. S’mund te lejojmë që mazhoranca të na nëpërkëmbë dhe të na poshtërojë. Kjo do të marrë fund”.
Me këtë urdhër nga Gazment Bardhi dhe fjalën e Sali Berishës se “nuk ka më paqe”, deputetët e PD-së shkuan për t’u futur me forcë në zyrën e Lindita Nikollës.
Deputetët e PD-së u futën me forcë duke u shtyrë dhe përplasur me Gardën.
Në krahun tjetër kryetarja e Kuvendit nisi mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve ku po raporton ministri Ervin Mete për buxhetin e vitit 2024.
Opozitarët nuk u lejuan që të futen brenda me përjashtim të Agron Gjekmarkajt dhe Zheni Gjergjit. Deputetët e PD-së u bllokuan nga Garda në shkallë.