-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lufta me padi/ PD e çon SPAK, deputeti i PS-së: Unë e prita me dorë grushtin e Nallbatit

Kryesoret

Lufta me padi. Grupi Parlamentar i PD-së ka kallëzuar penalisht deputetin e PS-së Vullnet Sinaj pas sherrit që ndodhi dy ditë më parë në Kuvend. Sipas dokumentit kallëzimi është bërë një ditë më parë, për veprën penale  “Goditje për shkak të detyrës”.

Figura e veprës penale “Goditje për shkak të detyrës e parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal kërkon si formë faji dashjen e drejtpërdrejt. Në kryerjen e kësaj vepre penale në rastin konkret dashja e drejtpërdrejt evidentohet në këto tre aspekte, a) dijenia nga ana e të kallëzuarit që veprimet e tij janë kryer në kundërshtim me ligjin, b) dëshita e të pandehurit për t’i kryer kërko veprime dhe c) dijenia se po ushtron një lloj dhune duke e kapur nga krahu një person për shkak të detyrës shtetërore apo shërbimit publik apo faktit që është i zgjedhur” thuhet mes tjerash në kallëzim.

Partia Socialiste vendosi që të kallëzonte në SPAK deputetin e PD-së, Bledion Nallbati duke e akuzuar për goditjen ndaj Vullnet Sinës në seancës plenare të së hënës në parlament.

I pyetur nga mediat, socialisti që ishte në shënjestër për t’u goditur, tha se grushti i Nallbatit nuk e preku.

Grupi i PS-së mendoi ta kallëzojë dhe unë kam thënë do të mbështes vendimin e grupit. Nëse SPAK më thërret do të shkoj. Aty janë videot të qarta, unë personalisht e kam pritur me dorë grushtin atij.

Ai goditi por unë e prita grushtin e tij me dorën e majtë. Në fytyrë nuk më qëlloi sepse e prita me dorë. Nëse do të më kishte goditur do të kishte pasur situata të tjera” tha ai.

Grushtet në seancë, PS kallëzim Nallbatit, Çuçi: Nuk tolerojmë asnjë akt dhune

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit