-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rashiç: Një e treta e serbëve janë zhvendosur nga Kosova për shkak të Listës serbe

Kryesoret

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Kosovë, Nenad Rashiç akuzuar Listën Serbe se ka shkaktuar vetëm dëme për qytetarët serbë në Kosovë.

Rashiç e quajti atë “Lista antiserbe”, duke shtuar se si shkak i tyre një e treta e serbëve kanë ikur nga Kosova.

“Është një përpjekje shumë e dobët sa i përket pastrimit të fytyrës. Unë te ju jam më i butë, në media serbe them se ata janë lista antiserbe, ajo ka bërë më shumë keq brenda 11 viteve se cilido organ tjetër, kjo po vazhdon. 1/3 e serbëve janë zhvendosur për shkak të tyre”, tha ai në RTV Dukagjini.

Rashiç foli edhe për ndryshimet në kryesinë e Listës Serbe, duke thënë se janë ndërruar disa emra, por mendësia ka mbetur e njëjtë.

“Është tragjikomike, me çfarë arrogance po ndëshkohen qytetarët serbë të Kosovës, duke pasur të njëjtën metodologji, të njëjtën fotografi, të Vuciçit, duke i ndërruar vetëm disa emra që nuk do të thotë asgjë, metodologjia është e njëjtë”, tha ai.

Sipas Rashi@, ndikimi i Listës Serbe te serbët e Kosovës është zbehur, derisa shtoi se anëtarë të kësaj partie kanë abuzuar edhe me buxhetin e Serbisë.

“Në tërësi atë ndikim të them ashtu në përgjithësi të Listës antiserbe është zbehur, qytetarët e kuptojnë se aktivitetet që i kanë bërë kanë qenë vetëm interesa personale, kanë punuar jo për numër të madh të njerëzve, kanë punuar për 10 njerëzve që i kanë përfituar benefitet.

Shpëlarja e parave ka qenë ekstreme, Radimoraviç, e ka në Facebook e qet për çdo ditë ka tre katër fatura origjinale nga Leposaviqi, dhjetëra milionë, keqpërdorim të parave nga buxheti i Serbisë, një komunë kaq e vogël, të ketë dhjetëra milionë në fatura, tregojnë shpëlarje parash”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit