Foto ilustruese
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Malishevës, Sheremet Elezaj njoftoi së një person është gjetur i varur në një objekt në fshatin Mleqan të Malishevës.
Elezaj ka thënë se personi është gjetur i varur në objektin e biznesit të tij.
“Kemi pranuar informatën që një person është gjetur i varur në objektin e biznesit të tij në fshatin Mleqan. Prokurori publik ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë veprimet e nevojshme”, ka thënë ai.