Kryeministri Edi Rama deklaron se së shpejti do të shkojë në Prishtinë. “Akujt” duket se janë shkrirë me Albin Kurtin. Kryeministri i Kosovës pranoi draftin e BE-së si kornizë për Asociacionin.
“Nuk mund të jem më krenar për kontributin e vendosur dhe konkret të Shqipërisë në procesin e vështirë të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Megjithatë, draft-statuti i ASMM-së i pranuar nga Kosova dhe Serbia si dokument i përshtatshëm pune është draft i BE-së.
Shqipëria do të mbështesë fuqishëm Kosovën në zbatimin e Marrëveshjes Themelore dhe do të vazhdojë të luajë rolin e saj në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal ndërmjet të gjitha vendeve të fqinjësisë sonë.
Së shpejti do të shkoj në Prishtinë për të treguar personalisht mbështetjen time” shkruan ai.
I couldn’t be prouder of Albania’s firm and concrete contribution to the ongoing difficult process of normalizing relations between Kosovo🇽🇰& 🇷🇸Serbia. However, the ASMM draft statute accepted by Kosovo and Serbia as a suitable working document is an 🇪🇺EU draft.
🇦🇱Albania will…
— Edi Rama (@ediramaal) November 2, 2023