Një vajzë është plagosur mesditën e sotme në Tiranë. Në rrjetet sociale janë publikuar pamjet që tregojnë se një makinë “Smart” e ka përplasur në trotuar. “O Zot e vra, o Zot e vrau” dëgjohet një qytetare.
Drejtuesja e makinës del nga makina shikon cfarë ka bërë dhe vendos duart në kokë. Qytetarët i kanë dhënë ndihmën e parë të lënduarit. Policia ka nisur hetimet për aksidentin.