Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me ambasadorin e ri të Shqipërisë, Petrit Malaj, të cilin e uroi për detyrën.
Osmani u shpreh se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, sidomos në unifikimin e politikës së jashtme mbetet prioritet.
“Fuqizimi i vazhdueshëm i koordinimit diplomatik është interes jo vetëm i shteteve tona, por edhe i rajonit në tërësi”, ka theksuar Presidentja Osmani.
Më tej, në takim me ambasadorin Malaj, tha se Kosova pret që Shqipëria të jetë zë i Kosovës në mekanizmat dhe organizatat ndërkombëtare në të cilat aktualisht nuk ka përfaqësim.
Presidentja Osmani, ndër të tjera e njoftoi ambasadorin Malaj edhe për zhvillimet e fundit në vend, si dhe mbi aktin e agresionit të Serbisë kundër Republikës së Kosovës.