-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Raporti i OKB-së: Po rrezikohet e ardhmja e planetit

Kryesoret

Sipas një raporti të ri të OKB-së, njerëzit po i shfrytëzojnë tejmase burimet natyrore duke rrezikuar të shkaktojnë dëme të pakthyeshme për njerëzimin dhe planetin.

Studimi i institutit, ‘Universiteti i Kombeve të Bashkuara’ thotë se ne duhet të menaxhojmë më mirë burimet nartyrore për të shmangur ato që i quan “ndikime katastrofike”.

Nuk është vetëm ndryshimi i klimës për të cilin duhet të shqetësohemi sipas studiuesve në institutin ‘Universiteti i Kombeve të Bashkuara’.

Raporti i ri i OKB-së thotë se shterimi i burimeve natyrore po krijon një zinxhir rreziqesh të ndërlidhura, të cilat nëse injorohen do të na çojnë në një pikë kthese, nga e cila rimëkëmbja mund të mos jetë e mundur.

Raporti thotë se ka shumë rreziqe, por ai veçon gjashtë që thotë se përbëjnë shqetësim të veçantë.

Këto janë: ngrohja e planetit, shfrytëzimi pa kriter i rezervave nëntokësore të ujit, shkrirja e akullnajave, rritja e jashtëzakonshme e mbeturinave hapësinore dhe përshpejtimi i zhdukjes së specieve dhe ekosistemeve të tyre.

Rezultati, paralajmërojnë studiuesit, mund të çojë në një pikë që rrezikon vetë të ardhmen e njerëzimit.

Raporti quhet “Rreziqet e ndërlidhura nga fatkeqësitë” dhe thotë se stuhitë, përmbytjet dhe zjarret tanimë po i bëjnë shumë shtëpi të pasigurueshme.

Në Australi, për shembull, mbi 520000 prona parashikohen të bëhen të pasigurueshme deri në vitin 2030, kryesisht për shkak të përmbytjeve.

Sipas raportit ne injorojmë se sa të ndërlidhura janë këto fatkeqësi të mundshme që na rrezikojnë.

Studiuesja dhe bashkëautorja e raportit, Caitlin Eberle, thotë se duhet të fillojmë të ofrojmë zgjidhje të tilla si planifikimin e qyteteve që janë më në gjendje të zbusin ndikimin e nxehtësisë dhe me planifikime urbane që nuk dëmtojnë ekosistemin./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit