-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA jep 14.5 miliardë dollarë ndihma për Izraelin

Kryesoret

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të enjten një paketë ndihme ushtarake prej gati 14.5 miliardë dollarësh për Izraelin, një mbështetje e fuqishme amerikane ndaj luftës me Hamasin, por edhe një qasje partiake nga kryetari i ri Mike Johnson, e cila përbën një sfidë të drejtpërdrejtë për demokratët dhe Presidentin Joe Biden. Ndryshe nga e kaluara, paketa e miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve e kryesuar nga zoti Johnson, kërkon që ndihma urgjente të kompensohet përmes shkurtimit të shpenzimeve qeveritare diku tjetër.

Presidenti Biden ka thënë se do t’i vërë veton projektligjit, i cili u miratua me 226 vota pro dhe 196 kundër, me 12 demokratë që iu bashkuan shumicës republikane. Dy republikanë votuan kundër. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, tha se paketa republikane do t’i sigurojë Izraelit ndihmën e nevojshme për t’u mbrojtur, liruar pengjet e marra nga Hamasi dhe për të çrrënjosur grupin militant palestinez. Ai tha se ligjvënësit po punojnë për të siguruar investime të përgjegjshme dhe zvogëluar madhësinë e qeverisë federale.

Demokratët thanë se kjo qasje do ta vononte ndihmën për Izraelin. Udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer, ka paralajmëruar se projektligji “jashtëzakonisht joserioz” nuk ka shanse të miratohet në Senat. Presidenti Joe Biden i ka kërkuar Kongresit një paketë ndihme prej 106 miliardë dollarësh, ku përfshihen ndihmat për Izraelin dhe Ukrainën si dhe fonde për të rritur konkurrencën me Kinën në rajonin e Azi-Paqësorit, si dhe fonde për rritjen e sigurisë përgjatë kufirit mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit