Mbrëmjen e sotme, në pedonalen e qytetit të Korçës është shkëputur një pjesë suvaje, nga fasada e një pallati dhe ka rënë mbi tendën e një lokali.
Mësohet se për pasojë është lënduar lehtë në shpatull një 35-vjeçar me inicialet L. T., banues në Korçë, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.