Dy persona janë lënduar si pasojë e një shpërthimi në një pikë karburanti në rrugën “Bardhyl” në Tiranë.
“Nisi nga autoboti”! Vjen reagimi i parë i policisë: Si ndodhi shpërthimi në Tiranë
Të plagosurit janë menaxheri dhe shoferi, të cilët janë dërguar në spital. Sipas policisë shpërthimi ka ndodhur nga një autobot gjatë kohës që ka qenë duke u furnizuar një karburant me benzinë.
“Më datë 04.11.2023, rreth orës 13:30, në Rrugën Bardhyl, gjatë kohës që ka qenë duke u furnizuar një karburant me benzinë, nga një autobot, ka ndodhur një shpërthim.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi M. Ç., (menaxher) dhe shtetasi M. K. (shoferi i autobotit), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve” njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.