-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LISTA/ Renditja me pikë për “Topin e Artë”, Messi i “la targën” Halandit, 5 emra me 0 vota

Kryesoret

Është publikuar lista e votave që përcaktuan fituesin e “Topit të Artë” për vitin 2023.

Lionel Messi ishte ai që ngriti lart trofeun për herën e 8 në karrierë dhe me sa duket, nuk kishte garë në këtë edicion pasi diferenca e tij me ndjekësin më të afërt ka qenë shumë e madhe.

Messi ka fituar me më shumë se 100 vota diferencë ndaj Haland dhe thuajse 200 të tilla ndaj Mbape, ata që trumbetohej se ishin rivalët e tij “të afërt” në këtë garë, duke konfirmuar se fitorja e Botërorit kishte ndikuar ndjeshëm në vendimin e votuesve.

Përveç tre lojtarëve të podiumit, Kevin De Bryjn ishte futbollisti tjetër që siguroi 100 pikë, pasi të tjerët kishin shumë më pak dhe ishin krejtësisht jashtë garës.

Në votim ishin 30 emra, por ashtu siç ndodh shpeshherë, disa prej tyre nuk merren në konsideratë dhe kjo ka bërë që 5 lojtarët Musiala, Kolo Muani, Odegard, Ruben Dias dhe Barela, të mos merrnin asnjë preferencë nga gazetarët votues.

RENDITJA
1. Lionel Mesi (Inter Majemi) – 462 pikë
2. Erling Haland (Mançester Siti) – 357
3. Kilian Mbape (PSG) – 270
4. Kevin De Bryjn (Mançester Siti) – 100
5. Rodri (Mançester Siti) – 57
6. Vinicius Jr. (Real Madrid) – 49
7. Julian Alvarez (Mançester Siti) – 28
8. Viktor Osimhen (Napoli) – 24
9. Bernardo Silva (Mançester Siti) – 20
10. Luka Modriç (Real Madrid) – 19
11. Mohamed Salah (Liverpul) – 13
12. Robert Levandovski (Barcelona) – 12
13. Jasin Bunu (Al Hilal) – 10
14. Ilkai Gyndogan (Barcelona) – 8
15. Emiliano Martinez (Aston Vila) – 7
16. Karim Benzema (Al Itihad) – 6
17. Kviça Kvaratskhelia (Napoli) – 6
18. Xhud Bellingam (Real Madrid) – 5
19. Herri Kejn (Totenhem – Bajern Mynih) – 4
20. Lautaro Martinez (Inter) – 4
21. Antuan Grizman (Atletiko Madrid) – 4
22. Kim Min-Jae (Bajern Monako) – 3
23. Andre Onana (Mançester Junajtid) – 2
24. Bukajo Saka (Arsenal) – 1
25. Josko Gvardiol (Mançester Siti) – 1
26. Xhamal Musiala (Bajern Mynih) – 0
27. Nikolo Barela (Inter) – 0
28. Randal Kolo-Muani (PSG) – 0
29. Martin Odegard (Arsenal) – 0
30. Ruben Dias (Mançester Siti) – 0

/Panorama Sport

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit