Gjykata penale e Brukselit dënoi me burg 11 persona të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në trafikun e kokainës mes Holandës dhe Italisë.
Hetuesit arritën të zbulonin rrjetin, vetëm pasi një nga drejtuesit e saj u qëllua për vdekje në prill 2020 nga një vrasës me pagesë, në një piceri të vendosur në qendër të Strombeek-Bever. Viktima ishte kreu i dyshuar i bandës, ndërsa autori një 37-vjaçar shqiptar.
Sipas prokurorisë, banda importoi të paktën 84 kilogramë kokainë nga Kolumbia dhe Holanda, e presoi në Belgjikë dhe më pas e transportoi në Itali me makina me ndarje të modifikuara.
Rrjeti i drogës, i përbërë kryesisht nga shqiptarë e bullgarë, u ekspozua pasi pronari i një picerie në Strombeek-Bever u qëllua në mes të ditës në prill 2020. I dyshuari shqiptar, ndoshta një vrasës me pagesë, u arrestua pak më vonë në Merchtem.
Ai ndodhet ende në paraburgim në pritje të gjykimit. Pas vrasjes së pronarit të picerisë, vëllai i tij mësohet se ka marrë drejtimin e rrjetit të drogës.