-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjidhet e enigma e vrasjes në një piceri në Belgjikë, viktima kreu i bandës, autori një shqiptar

Kryesoret

Gjykata penale e Brukselit dënoi me burg 11 persona të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në trafikun e kokainës mes Holandës dhe Italisë.

Hetuesit arritën të zbulonin rrjetin, vetëm pasi një nga drejtuesit e saj u qëllua për vdekje në prill 2020 nga një vrasës me pagesë, në një piceri të vendosur në qendër të Strombeek-Bever. Viktima ishte kreu i dyshuar i bandës, ndërsa autori një 37-vjaçar shqiptar.

Sipas prokurorisë, banda importoi të paktën 84 kilogramë kokainë nga Kolumbia dhe Holanda, e presoi në Belgjikë dhe më pas e transportoi në Itali me makina me ndarje të modifikuara.

Rrjeti i drogës, i përbërë kryesisht nga shqiptarë e bullgarë, u ekspozua pasi pronari i një picerie në Strombeek-Bever u qëllua në mes të ditës në prill 2020. I dyshuari shqiptar, ndoshta një vrasës me pagesë, u arrestua pak më vonë në Merchtem.

Ai ndodhet ende në paraburgim në pritje të gjykimit. Pas vrasjes së pronarit të picerisë, vëllai i tij mësohet se ka marrë drejtimin e rrjetit të drogës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit