-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kuvendi i PD-së miraton Statutin e ri/ Rritet përfaqësimi i diasporës dhe grave

Kryesoret

Në mbledhjen e fundit të Kuvendit, Partia Demokratike ka ndërmarrë një paketë ndryshimesh në Statutin e saj, duke synuar një riorganizim të brendshëm më funksional dhe një përfaqësim më të zgjeruar në të gjitha nivelet e strukturës.

Këto ndryshime reflektojnë një përpjekje për të forcuar mekanizmat e demokracisë së brendshme dhe për të rritur gjithëpërfshirjen politike, veçanërisht për Diasporën shqiptare dhe përfaqësimin e grave në vendimmarrje.

Sipas vendimit të Kuvendit, risitë kryesore përfshijnë:

  1. Fuqizimi i Diasporës shqiptare dhe përfaqësimi i saj real politik, me 15% përfaqësim në lista dhe në organet drejtuese të partisë.
  2. Rritja e përfaqësimit të grave dhe vajzave nga 30% në 40% në strukturat e Partisë Demokratike.
  3. Ngritja e Komisionit të Seleksionimit të Kandidaturave për deputetë dhe kryetarë bashkie, si strukturë autonome përpara procesit të primareve.
  4. Përmirësimi i organizimit bazë të partisë, përfshirë grupseksionet dhe nëndegët, si dhe forcimi i rolit të Kolegjit të Kryetarëve të Grupseksioneve.
  5. Forcimi i marrëdhënieve mes degëve të partisë dhe të zgjedhurve vendorë në këshillat bashkiakë.
  6. Njohja e statusit të barabartë për të gjitha organizatat partnere të PD-së, duke respektuar historinë e themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
  7. Mbrojtja e të dhënave personale të anëtarëve të partisë.
  8. Saktësimi i rregullave për shkarkimin e kryetarëve të degëve, duke garantuar më shumë siguri dhe qëndrueshmëri në detyrë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit