Ushtria izraelite sërish sot, të dielën, u dha civilëve në Rripin e Gazës një “dritare” prej disa orësh për të ikur në pjesën jugore.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se do të lejojnë lëvizjen në rrugën drejt jugut nga ora 10:00 deri në orën 14:00 (koha lokale), shkroi një zëdhënës ushtarak izraelit në platformën X (ish-Twitter).
Ushtria postoi gjithashtu një hartë që tregon kalimin. Postimi, në arabisht, ndër të tjera thoshte se “nëse kujdeseni për veten dhe të dashurit tuaj, drejtohuni në jug sipas udhëzimeve tona”.
Ushtria izraelite u ka bërë vazhdimisht thirrje banorëve në veri të lëvizin në zonat jugore të enklavës. Sipas ushtrisë, të paktën 700,000 njerëz e kanë bërë këtë tashmë.
Izraeli: Vramë 12 komandantë të Hamasit, tani e ka radhën lideri në Gaza