Foto ilustruese
Babë e bir bashkë me një tjetër person janë arrestuar pasi ditën e sotme kanë marrë peng për disa orë një 19-vjeçar pas një konflikti të çastit. Kristo Xhelili 25-vjeç, Mustafa Muhametaj 41 vjeç dhe djali i tij 15-vjeçar kanë marrë peng 19-vjeçarin duke e dhunuar.
“I hoqën lirinë një 19-vjeçari, në automjet, ku dhe ushtruan dhunë ndaj tij, për motive të dobëta, arrestohen 3 shtetas. Menjëherë pas kallëzimit të një 19-vjeçari, se 3 shtetas e kishin marrë me forcë në një automjet dhe kishin ushtruar dhunë ndaj tij, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë organizuar punën për kapjen e tyre.
Si rezultat, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit M. M., 41 vjeç, banues në Gjirokastër dhe K. Xh., 25 vjeç, banues në Vlorë, si dhe një shtetas 15 vjeç (djali i shtetasit M. M.), për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Vetëgjyqësia” dhe “Dëmtime të tjera me dashje” njofton policia.