Tërmet në Shqipëri. Një lëkundje me magnitudë 3.9 ballë është regjistruar ditën e sotme në orën 14:50:46 me epiqendër në Elbasan. Goditja ka qenë aq e fortë sa është ndjerë në Elbasan dhe në Tiranë.
Qytetarët që e kanë ndjerë lëkundjen kanë dalë në rrugë nga frika. Paraprakisht nuk raportohet për dëme apo të lënduar nga lëkundja sizmike.