-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Corriere della Sera”: Shqipëria merr emigrantët tanë, nuk fiton asgjë në këmbim

Kryesoret

Prestigjiozja italiane “Corriere della Sera” ka publikuar detaje të reja nga marrëveshja që kryeministrat e Shqipërisë dhe Italisë, Rama dhe Meloni firmosën sot në Romë.

Marrëveshja parashikon dhënien e juridiksionit italian në 2 qendra që do të ngrihen në Shqipëri për emigrantët që do të shpëtohen në det.

Strukturat e krijuara në Shqipëri, do të mund të strehojnë gjithsej deri në 3 mijë emigrantë në muaj, për një parashikim prej 39 mijë personash në vit.

Qëllimi është që për ta të përfundojnë me shpejtësi procedurat për shqyrtimin e kërkesave për azil apo riatdhesimin e tyre të mundshëm.

Marrëveshja për emigrantët, mediat italiane: U vendos kur Meloni ishte me pushime në Vlorë

“Ku do të ngrihen strukturat? Në portin e Shëngjinit, porti detar që ndodhet në veri të Shqipërisë, ku do të punohet me procedurat e zbarkimit dhe identifikimit, ndërsa në një tjetër zonë më të brendshme (Gjadër. Red.) do të krijohet një strukturë tjetër e bazuar në modelin e Qendrave të Mbajtjes së Riatdhesimit”, shpjegoi Meloni duke shtuar se forcat e policisë shqiptare do të bashkëpunojnë për të garantuar sigurinë dhe mbikëqyrjen e jashtme të strukturave,” shkruan gazeta italiane.

Shqipëria do të presë emigrantët, kush do të financojë?

“Sipas asaj që kanë shpjeguar burimet nga Palazzo Chigi, nuk parashikohet asnjë kompensim ekonomik në favor të Shqipërisë. Italia, thonë të njëjtat burime, ka qenë gjithmonë një nga mbështetësit kryesorë të hyrjes së Tiranës në Bashkimin Evropian dhe investon shumë në marrëdhëniet me Ballkanin Perëndimor. Ndërtimi i zonave në portin e Shëngjinit dhe Gjadrit do të jetë përgjegjësi e Italisë,” shkruan ndër të tjera Corriere Della Sera.

Firmos Rama, Meloni: Emigrantët do të zbarkojnë në Shëngjin

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit