Mediat italiane kanë nxjerr detaje në lidhje me marrëveshjen që u nënshkrua sot mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres Giorgia Meloni, për vendosjen e emigrantëve në Shqipëri.
Mediat italiane thonë se sipas burimeve të tyre, kjo marrëveshje në parim u mbyll gjatë pushimeve të melonit në Vlorë.
Po ashtu theksohet se kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi nga pranvera e vitit 2024.
Mediat italiane: Prapaskenat e marrëveshjes për emigrantët, në Shëngjin vetëm ata që…
“Pas konferencës për shtyp për shpalljen e marrëveshjes, burime nga Palazzo Chigi nënvizuan se protokolli për menaxhimin e flukseve migratore midis Romës dhe Tiranës u mbyll në thelb më 15 gusht, ndërsa Meloni ndodhej në Shqipëri.
Marrëveshja ka mbërritur gjatë takimit që dy liderët zhvilluan dhe që u cilësua si një festë e thjeshtë. “Më shumë se aperitivë…”, theksojnë të njëjtat burime, duke ritheksuar se marrëveshja do të funksionojë në pranverën e 2024.
PD kërkesë për interpelancë me Ramën: Kërkojmë sqarime për marrëveshjen me Italinë
Është marrëveshja e parë e këtij lloji, një marrëveshje historike jo vetëm për Italinë por për të gjithë Bashkimit Evropian,” thuhet në shkrim.