Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në burg ish-zv/ministrin Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, të akuzuar në lidhje me koncensionin e sterilizimit. Dy miqtë e ish-ministrit Ilir Beqja për të cilin gjykata kërkoi hetime kërkuan lirinë, por dështuan në këtë tentativë.
Njoftimi i prokurorisë
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bazuar në nenin 246 pika 6 të K.Pr.Penale i është drejtuar Gjykatës me kërkesë me objekt: Informacion dy mujor mbi nevojat e sigurimit në kuadër të procedimit penal Nr. 13 të vitit 2020, për personat nën hetim K.R dhe I.R hetuar me masësn e sigurimit “Arrest në burg” si dhe për personat nën hetim M.S dhe S.K hetuar me masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”, caktuar me vendimin Nr. 49, datë 23.06.2023 të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Në seancën gjyqësor të datës 06.11.2023 prokuroria kërkoi vazhdimin e masave të sigurimit, personat nën hetim K.R, I.R dhe S.K kërkuar zëvendësimin e masës së sigurimit me një masë më të butë, ndërsa personi nën hetim M.S kërkoi revokimin e masës së sigurimit.
KLSH kërkon rishikimin e koncesionit: Skema si u rritën kostot për “Sterilizimin” (Dokumenti)