Dy persona u arrestuan në Vlorë të dyshuar për pengmarrje. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës.
Sipas informacioneve konfidenciale nga Policia e Vlorës, dy persona rreth moshës 30 vjeç kanë marrë peng një tjetër, ndaj të cilit dyshohet se kanë ushtruar edhe dhunë fizike.
Shkak i ngjarjes dyshohet të jetë një shumë monetare e marrë borxh nga personi i marrë peng. Hetimet vijojnë, ndërsa personat e shoqëruar po merren në pyetje nga Policia e Vlorës.









