-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shabani te “5Pyetjet”: Duhet të flisnim për buxhetin e refugjatët, kujt po i plas për Bardhin

Kryesoret

Kreu i nismës Thurje Endri Shabani u shpreh sonte te emisioni “5Pyetjet nga Babaramo” se Sali Berisha ka të drejtë tek kërkesat për komisionet hetimore, por shtoi se situata e krijuar që shkon në favor të Edi Ramës ka lënë në hije debatin për buxhetin por edhe marrëveshjen me Italinë për refugjatët.

Sali Berisha ka të drejtë, edhe nga ky njeri vjen një kërkesë e drejtë dhe faji është me ju (PS) që nuk ngrini disa koncesione, si ai për shëndetësinë. Ata që kemi denoncuar për koncesionin e Sterilizimit janë në burg.

“Zgjedhorja”! Korreshi: PD s’ka kryetar! Pëllumbi: Ja pse s’e pranojmë Bylykbashin

Ju duhet t’i kishit lejuar për të kuptuar kush ka qenë vakumi ligjor, a duhet t’i lejojmë më koncesionet. Këto do të ishin adresuar nëse ju do të shikonit përtej interesit partiak dhe atyre që u kanë votuar. Ju nuk mund të thoni nëse e sjell pala tjetër gabim ne nuk e pranojmë. Ju duhet të ngrini të paktën disa prej këtyre komisione hetimore.

Kujt i plas a është Bardhi kryetar i grupit parlamentar, nuk po flasim për buxhetin dhe marrëveshjen me Italinë. Dhe Rama në rregull është. Në këtë pikë janë të dy në rregull.

Berishën e mbajnë, një kufomë politike në qarkullim dhe gjithë vëmendja që duhet të ishte për buxhetin, iku. Nuk ka vëmendje mediatike. As debat dhe as interes publik. Ja pra të dyja palët përfitojnë” tha Shabani.

Tre kushtet e opozitës “nxehin” studion/ Pëllumbi-Shabanit: Mos më fol mua kështu!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit