-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRAT/ Dhuna ndaj 3-vjeçares, pezullohet nga zëvendës shefi i komisariatit dhe dy punonjës policie

Kryesoret

Në lidhje me rastin e dhunës ndaj 3-vjeçares në kopshtin privat “Stinët”, e cila përfundoi në spital me këmbë të thyer, ka reaguar Policia e Shtetit.

Policia njofton se ndaj edukatores Majlinda Dehima është nisur procedim penal në gjendje të lirë, ndërsa tre punonjës policie janë pezulluar nga puna pasi nuk kanë këqyrur pamjet filmike.

Të pezulluar janë:

Komisar Rustem Dervishi, me detyrë zv/shef i Komisariatit të Policisë Nr. 1, Tiranë;

Nënkomisar Ylli Çako, me detyrë shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Nr.1;

Nënkomisar Ergys Brahimaj, me detyrë specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Nr.1.

Dhuna ndaj 3-vjeçares në kopësht, pezullohen 3 zyrtarë të policisë

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, sapo është njohur nëpërmjet pamjeve filmike të transmetuara mbrëmjen e djeshme, në emisionin investigativ “STOP”, për ngjarjen e ndodhur në një kopsht privat, rast për të cilin familjarët e fëmijës së dëmtuar akuzojnë strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 1, Tiranë, se nuk kanë kryer veprimet e duhura ligjore, ka urdhëruar menjëherë Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, për nisjen e hetimit administrativ, me qëllim verifikimin e procedurave standarde të kryera nga punonjësit e Policisë.

Nga verifikimet paraprake të kryera nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, ka rezultuar se strukturat hetimore kanë kryer veprime procedurale dhe materialet i kanë referuar në Prokurori për vlerësim brenda afatit që përcakton ligji, por  është konstatuar se veprimet nuk janë kryer të plota pasi nuk ishte bërë këqyrja e pamjeve filmike të kamerave që ndodhen në ambientet e kopshtit.

Këqyrja e pamjeve filmike të regjistruara nga kamerat e kopshtit është bërë pas transmetimit të rastit, në emisionin investigativ  “STOP”, dhe materialet shtesë janë dërguar në Prokurori, më datë 06.11.2023,” shkruhej ndër të tjera në reagimin e policisë.

Dhuna ndaj 3-vjeçares në kopësht, Ministria e Brendshme: Të zbardhet ngjarja!

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit