-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Partizani nuk ndalet, fitorja e 6-të radhazi ndaj Vllaznisë

Kryesoret

Partizani siguroi një fitore të rëndësishme me shifrat 4-1 përballë Vllaznisë, në ndeshjen mbyllëse të kategorisë Superiore.

Të kuqtë arritën të kontrollonin sfidën duke rrëmbyer kështu fitoren e 6 radhazi në kampionat.

Një fillim fantastik dhe për trajnerin Abilaliajt, i cili shënoj fitoren e tij të 5-të nën drejtimin e ekipit. Rezultate këto të cilat tashmë japin mundësinë Partizanit të shijojë kreun e renditjes, me pik të barabarta me Egnatian.

Të kuqtë vuajtën vetëm në pjesën e parë, ku shënuan të parët dhe u barazuan shpejt nga shkodranët, por dy gola në minutat shtesë dhe një tjetër në startin e pjesës së dytë, ia bënë shumë të thjeshtë punën ekipit kryeqytetas.

Më pas vijoi një mori rastesh përpara portës shkodrane, me ekipin mik që ishte thuajse inekzistentë  në fushë.  Në fund, fitorja 4-1 i jep tre pikë të arta Partizanit, ndërsa Vllaznia sheh tani veten në zonë e ftohtë të renditjes.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit