-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Drejtësia e re dhe SPAK-u kushtojnë 26 miliardë lekë

Kryesoret

Projektbuxheti i ri i vitit 2024 parashikon 26.2 miliardë lekë për drejtësinë, 4.2 miliardë lekë më shumë se viti që po mbyllet. Kjo shumë e konsiderueshme do të shkojë për institucionet e Vettingut, të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, reformimin e institucioneve të sistemit të akuzës dhe sistemit gjyqësor, të inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Shkollës së Magjistraturës, si edhe reformimin e institucioneve të tjera të varësisë së Ministrisë së Drejtësisë.

Konkretisht shpenzimet e personelit për punonjësit e sistemit të drejtësisë parashikohen të jenë 16 miliardë lekë, ose 9 miliardë lekë më shumë se në vitin 2016. Rritja e ndjeshme e fondit ndër vite reflekton jo vetëm rritjen e numrit të burimeve njerëzore, por edhe rritjen e pagave për punonjësit e këtyre institucioneve.

Për vitin 2024, shpenzimet e personelit për të gjitha institucione e sistemit të drejtësisë janë rritur me 3.1 miliardë lekë, krahasuar me buxhetin fillestar për vitin 2023. Kjo rritje i dedikohet efektit financiar të reformës së pagave të nisur në vitin 2023. Nga ky fond 1.4 miliardë lekë janë akorduar vetëm për magjistratët.

Shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes në vitin 2024 parashikohen në masën 8 miliardë lekë, ose dy herë më shumë sesa në vitin 2016. Këto shpenzime kanë adresuar nevojat e të gjitha institucioneve për të siguruar realizimin optimal të veprimtarisë funksionale të tyre. Shpenzimet për investime në vitin 2024 parashikohen rreth 2.3 miliardë lekë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit