11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata e kyçi në shtëpi, i riu del dhe shet kokainë në Tiranë

Kryesoret

Ditën e sotme u njoftua nga policia se u krye arrestimi i një 28 vjeçari me inicialet E.D., banues në Tiranë.

Raportohet se i riu ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”,  e vendosur Gjykata e Lartë pasi ka kryer veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Nga ajo çfarë mësohet,  28  vjeçari është parë jashtë banesës së tij duke shkelur masën e sigurisë gjithashtu i përfshirë në mbajtje dhe shitje të lëndëve narkotike.

Informacioni është bërë i ditur nga policia, e cila në kontrollin që ka kryer në banesën e të riut ka gjetur dhe sekuestruar doza lëndësh të dyshuara kokainë dhe kanabis.

Gjithashtu nga sekuestrimi i telefonit është zbuluar se 28 vjeçari zotëronte faqe që shërbenin për të luajtur kumar dhe skedina.

Të gjitha materialet dhe provat e gjetura i kaluan prokurorisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit