-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“I përkasin periudhës së bronzit dhe të hekurit”, ja çfarë u zbulua në Himarë

Kryesoret

Përgjatë gërmimeve të muajit tetor, mësohet se në Himarë u zbulua tuma e tretë, pranë varrezës tumulare, që paraqet elemente unikale të arkitekturës së ndërtimit të kodërvarreve dhe që i përket periudhës së hekurit të hershëm.

Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjete sociale.

Ai shkruan se tumat “prehistorike të Himarës konsiderohen si monumentet më befasuese të periudhës së bronzit dhe hekurit në bregdetin jonian.”

Tuma e tretë, e cila paraqet elemente unikale të arkitekturës së ndërtimit të kodërvarreve është një traditë e hershme Ilire.

“Zbulime mbresëlënëse në Himarë. Përgjatë gërmimeve të muajit tetor u zbulua tuma e tretë, pranë varrezës tumulare në Himarë, që paraqet elemente unikale të arkitekturës së ndërtimit të kodërvarreve. Objektet e zbuluara në to i përkasin përiudhës së hekurit të hershëm (shek. XI-X p.Kr). Tumat prehistorike të Himarës konsiderohen si monumentet më befasuese të periudhës së bronzit dhe hekurit në bregdetin jonian.Kultura e dokumentuar në to është e njëjtë me atë të pjesës tjetër të Ilirisë,” shkruan Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit