-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Çmenden tifozët”, Dua Lipa vesh fanellën e Palermos

Kryesoret

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka surprizuar të gjithë me fanellën veshur të skuadrës së Palermos.

Tifozët e kësaj skuadre kanë mbetur të befasuar dhe të lumtur kur panë këngëtaren e famshme ndërkombëtar të veshur me ngjyrat rozë e zi.

Palermo këtë sezon po lufton për t’u ngjitur në Serie A, për t’u rikthyer në vitet e veta të lavdishme ku merrte pjesë edhe në kupat evropiane.

Por shpejt u zbulua pse Dua Lipa kishte veshur fanellën e Palermos dhe nuk kishte të bënte aspak me tifo për këtë skuadër.

Gjithçka është pjesë e një bashkëpunimi me firmën e njohur të veshjeve Puma, e cila ka krijuar këpucët me të njëjtat ngjyra si të Palermos dhe këngëtarja shqiptare i kishte kombinuar lart me fanellën e skuadrës siçiliane, e rekomanduar nga njerëzit e marketingut.

Gjithsesi, fotoja ka sjellë entuziazëm për tifozët e Palermos, të cilët nëpërmjet komenteve të ndryshme në rrjetet sociale kanë ftuar Dua Lipën në Siçili për të ndjekur një ndeshje të skuadrës së tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit