Armando Broja është ende në dyshim nëse do të jetë pjesë e sfidës me Ishujt Faroe.
Sulmuesi 22 vjeçar vjen pas një periudhe të vështir pasi po kalon ende pasojat e atij dëmtimi që e mbajti jashtë fushave për thuajse një vit.
Në grumbullimin e fundit me kombëtaren Broja ndjeu një tjetër ngacmim në gju dhe është ende duke marrë trajtimin e duhur mjekësor për një rikuperim sa më të shpejt.
Por edhe nëse do të ishte gati sulmuesi 22 vjeçar ka shumë pak minuta në këmbët e tij prandaj trajnerit Silvinio i duhet ende të pres që ta ketë në dispozicion të tij dhe me shumë gjasa nuk do të jetë pjesë e kombëtares për sfidën e radhës.
Ivan Balliu është një tjetër alarm për teknikun e kombëtares.
Mbrojtësi anësor nuk ishte pjesë e ekipit të Rayo Vallecanos në sfidën kundër Realit të Madridit, kjo pasi Balliu ndjeu dhimbje në gju, e konstatuar më vonë nga mjekët e ekipit si asgjë serioze por thjesht si një mbingarkesë fizike.
Balliu pritet të jetë pjesë e listës së trajnerit brazilian për më tepër mbrojtësi po kalonte një moment mjaft të mirë dhe në kampionatin spanjoll me ekipin e Rayo Vallecanos, ku shihet si një titullar i padiskutueshëm.