-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhunimi i 3-vjeçares, Balla: Bashkë me qytetarët mund të kisha protestuar dhe unë

Kryesoret

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me protestën që u zhvillua sot nga shoqëria civile dhe qytetarë të Tiranës, për dhunën ndaj 3-vjeçares në kopshtin privat.

Balla iu bëri thirrje qytetarëve që të lënë drejtësinë që të bëjë punën e saj.

Ai tha se së bashku me qytetarët mund të kishte protestuar dhe ai dhe se sipas tij, policia dhe institucionet kanë bërë reagimin e duhur.

“Bashkë me qytetarët mund të kisha protestuar dhe unë, nuk ka asnjë problem. Mendoj se reagimi Policisë dhe i institucioneve të tjera ka qenë i duhur, e përshëndes dhe reagimin e shoqërisë civile. Por biem të gjithë dakord që të lëmë drejtësinë që të bëjë punën e vetë. Vendime te drejtësisë nuk i komentoj asnjëherë.

Me veprimet e policisë jeni njohur. Ndaj ne kemi ngritur një akuzë ndaj dy punonjësve të policisë, se është bashkëpunim me dhunuesit. Ndaj reagimi i ministrit të Brendshëm, dhe i policisë, ka qenë i njëjtë dhe për rastin e vajzës në Vlorë.

Nuk pata mundësi që t’i takoja protestuesit, pasi ishin larguar. Unë këtu zbrita dhe ju gjeta vetëm ju. Ajo që ka rëndësi dhe është më e saktë, është se tani të lëmë drejtësinë që të bëjë punën e vet,” tha Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit