-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhunimi i 3-vjeçares, qytetarët në protestë: Në kopshte s’ka kontrolle, edukatoret të pakualifikuara

Kryesoret

Qytetarë të shumtë janë mbledhur pasditen e sotme pranë Ministrisë së Arsimit për të protestuar pas rastit të rëndë të dhunimit të një 3-vjeçareje në një kopsht privat në kryeqytet.

Dhuna ndaj 3-vjeçares, arrestohet edukatorja

Qytetarët kanë kërkuar më shumë siguri për fëmijët e tyre në kopshtet dhe çerdhet private, si edhe shtim të stafit punonjës në institucionet shtetërore.

Një prej protestueseve u shpreh se edukatoret nuk janë të përgatitura dhe nuk kanë kualifikimin e nevojshëm për t’u kujdesur për të vegjlit në këto ambiente.

Dhuna ndaj 3-vjeçares, qytetarët protestë te Ministria e Arsimit: Burg për edukatoren!

“Jam shumë e indinjuar për atë që i ndodhi fëmijës. Prokuroria duhet ta fusë brenda edukatoren. Nuk mund të punohet pa licencë në mes të Tiranës. Ku janë organet kompetente?

Duhet patjetër kontrolle në kopshte dhe çerdhet private. Këtë të shohë ministria. Këtu fillon edukimi dhe prandaj bëhet çdo gjë. Merren edukatoret dhe nuk dihet përgatitja ose profili i tyre. I kam bredhur me radhë çerdhet, të gjitha thonë se nuk kanë diploma për këtë punë.

Këtë të bëjë ministrja, le të rregullojë këtë problematikë për brezin e vogël. Kontrolli duhet të nisë nga shteti. 40 fëmijë janë në shtet për 2 edukatore në shtet.

Ato janë heroina, por është e pamundur. Po pranojmë këta emigrantët, po këta të vegjlit tanë,” u shprehën protestuesit mes të tjerash.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit