-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kaosi në Parlament/ BE: Fatkeqësi! Balluku: Berishës s’i shkon njeri në protestë

Kryesoret

Prej tre javësh parlamenti është bllokuar dhe ashtu u mbyll edhe seanca e sotme me tym, përmbysje karrigesh dhe rezistencë. Për Bashkimin Europian, që reagoi për herë të parë kjo është fatkeqësi. Ambasadori në detyrë i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca kërkoi bashkëpunim mes palëve.

Është fatkeqësi kur parlamenti nuk funksionon, shpresojmë që të kthehet shpejt në funksionim normal dhe të gjitha partitë të përpiqen që të bashkëpunojnë në dialog dhe nëse keni lexuar raportin tonë, identifikon rrugën për të ecur përpara” tha ai.

Për zv/ kryeministren Belinda Balluku që mori në dorë nga Soreca raportin e progres raportit, opozita nuk ka kauzë dhe duke qenë se sipas saj nuk bën dot një protestë ka kaluar në veprime të tilla.

Duke kthyer karriget mbrapsht ata nuk kanë shans që të lënë të harrojë se kush ka qenë përpara nesh në pushtet dhe cfarë kanë bërë. Nga momenti që nuk mblidhen dot njerëz, se nuk e beson njeri këtë lëvizje opozitare, detyrimisht shikojmë skena që nuk i shkojnë një vendi që aspiron të bëhet pjesë e BE-së” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit