-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Konferenca e NATO-s, Hasani: Synojmë të krijomë Akademinë Kombëtare Digjitale dhe Kibernetike

Kryesoret

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani në Konferencën Vjetore të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, theksoi rëndësinë e rritjes së shkëmbimit të inteligjencës dhe nxitjes së bashkëpunimit të fortë brenda aleatëve, për parandalimin e kërcënimeve kibernetike.

“Pas sulmeve kibernetike të paprovokuara iraniane të vitit të kaluar, Shqipëria po përshtat një qasje të re dinamike në sigurinë kibernetike, duke rishikuar kuadrin ligjor, politikat dhe direktivat ekzistuese,” tha Ministri Hasani.

Ai theksoi se qeveria po punon për krijimin e një Akademie Kombëtare Digjitale dhe Kibernetike, e cila sipas tij është thelbësore për rritjen e ndërgjegjësimit dhe gatishmërisë në mesin e infrastrukturave të informacionit kritik.

“Ne synojmë të qeverisim sigurinë kibernetike në mënyrë gjithëpërfshirëse, nga një vizion sektorial në një vizion global: Së pari, duke hartuar një strategji të qartë për të kapërcyer hendekun e ekspertizës, kryesisht nëpërmjet krijimit të një Akademie Kombëtare Digjitale dhe Kibernetike,” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit