Kaos dhe rrëmujë në Parlament. Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka ndezur disa tymuese në Kuvend, gjatë zhvillimit të seancës së sotme plenare.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i kërkoi Gardës që të marrë masa për situatën e krijuar.
Tymueset u ndezën pasi më herët deputetët e opozitës kanë përmbysur karriget, duke e bërë thuajse të pamundur zhvillimin e seancës plenare.
Këto zhvillime vijnë pas protestës disa-ditore të deputetëve të opozitës, të cilët pretendojnë se Kuvendi është kthyer në një mekanizëm në shërbim të kryeministrit Edi Rama.