-sidi education-spot_img
18.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti takim me Costan: I jemi bashkuar të gjitha sanksioneve kundër Rusisë

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, ku u diskutua mbi progresin e Kosovës në reforma, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik, si dhe mbi rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta me Bashkimin Europian.

“Kryeministri në detyrë Kurti theksoi përkushtimin e Qeverisë ndaj reformave që derivojnë nga Plani i Rritjes dhe instrumentet e tjera të para-anëtarësimit, duke nënvizuar rëndësinë e marrjes së statusit kandidat.

Në takim u bisedua edhe për bashkëpunimin me institucionet e Bashkimit Evropian, sigurinë dhe rëndësinë e fqinjësisë së mirë në funksion të bashkëpunimit rajonal.

Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së, ka dënuar luftën agresive të Federatës Ruse ndaj Ukrainës në termat më të ashpër dhe i është bashkuar të gjitha sanksioneve të BE-së kundër Rusisë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit