Transferta e 17 majit ndaj Moldavisë mund të jetë një datë historike kombëtaren shqiptare të futbollit, ku mjafton vetëm një pik për të siguruar kualifikimin në Euro 2024.
Trajneri Silvinho ka publikuar listën paraprake të lojtarëve që do të ketë në dispozicion për dy sfidat e ardhshme.
Zgjedhje me të cilat trajneri brazilian nuk ka zhgënjyer parashikimet e askujt.
Ashtu siç pritej baza e lojtarëve është e njëjta si në ndeshjet e fundit.
Aspekt pozitiv ky duke marrë parasysh rezultatet mjaftë të mira që ka mundur të sigurojë Kombëtarja.
Është konfirmuar përfundimisht se do të vazhdojë mungesa e Armando Brojës në këto kualifikuese, me sulmuesin e Chelsea-s që është lënë jashtë listës së Silvinho-s për arsye mjekësore.
Broja nuk luan prej datës 7 tetor pasi vazhdon të vuaj pasojat e ati dëmtimi që e la jashtë fushave për thuajse 1 vit, ndaj mungesa e tij në listën e kombëtares nuk zhgënjen askënd me djaloshin që ndjek ende fazat e rehabilitimit mjekësor.
Ivan Balliu është emri që pritej më shumë nëse do të ishte pjesë e kombëtares ose jo, kjo pasi pësoj një dëmtim në javët e fundit me Vallecanon. Prezenca e tij është një alternativë më shumë për trajnerin brazilian ndihmuar dhe nga kualiteti i lartë që lojtari shfaq në fushën e lojës.
Risia e vetme e të cilit është rikthimi i Arbnor Muçollit në radhët e kuqezinjve. Sulmuesi shqiptar po kalon një formë mjaft të mirë në radhët e skuadrës së Göteborg në Suedi.
Në këtë mënyrë Muçolli fiton dhe një duel në distancë me Çunin, i cili nuk u grumbullua këtë herë nga trajneri.
Po vjen ora e festës kuqezi! Silvinjo nxjerr listën me surpriza