-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tragjedia në fushë në Rrogozhinë! Vjen njoftimi i parë i policisë: Si vdiq kapiteni

Kryesoret

Një ngjarje ndodhi sot në Rrogozhinë. Ndeshja Egnatia-Partizani u ndërpre pasi Duamena, sulmuesi i rrogozhinasve ra përtokë pa ndjenja dhe disa minuta më pas vdiq në spitalin e Kavajës.

Atij ju dha menjëherë ndihma mjekësore dhe u nis për në spital, por për fat të keq humbi jetën rrugës për shkak të një ataku të dytë në zemër. Lojtari ishte me aparat në zemër për shkak të problemeve me zemrën.

Dy herë të tjera kishte rënë pa ndjeja në Spanjë kur luante me Zaragozën dhe Linzin në Austri. Mjekët i kërkuan që të tërhiqej nga futbolli, por sulmuesi ganez, golashënuesi më i mirë nga Kategoria Superiore vendosi që të vazhdonte pasionin që i mori jetën.

“Në stadiumin “Arena Egnatia”, ku po zhvillohej ndeshja e futbollit të ligës “Abisnet Superiore”, midis ekipeve Egnatia dhe Partizani, në minutën ‘23-‘24, futbollisti i ekipit Egnatia, shtetasi R. D., 28 vjeç, kapiten i këtij ekipi, është ndjerë keq dhe ka rënë në tokë, pa ndjenja.

Menjëherë, janë futur në fushë, mjekët e ekipeve dhe autoambulanca, dhe futbollisti është transportuar në spitalin e Kavajës, por mjekët konfirmuan se 28-vjeçari kishte humbur jetën.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, po vijon puna për të sqaruar shkakun e humbjes së jetës së lojtarit, gjatë ndeshjes” njofton policia.

Hera e tretë që i ndodhte! Fati tragjik i lojtarit që vdiq në Rrogozhinë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit