Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, i arrestuar për shit-blerje të votave në procesin zgjedhor të 14 majit, ka kërkuar për herë të tretë në Gjykatën e Lartë heqjen e masës së sigurisë arrest në burg.
Më parë Gjykata e Lartë ka refuzuar dy kërkesa të Belerit për ndryshim të masës së sigurisë duke mos i krijuar mundësi atij të betohet para Këshillit Bashkiak dhe të marrë detyrën e kryebashkiakut.
Beleri po gjykohet në Gjykatën e Posaçme për akuzën e “korrupsionit në zgjedhje” dhe procesi ndodhet në fazën e pyetjes së dëshmitarëve të prokurorisë.
Ai u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota.









