-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Izraeli: Autoriteti Palestinez, në formën aktuale, nuk duhet ta drejtojë Gazën

Kryesoret

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka ngritur më shumë dyshime mbi të ardhmen e Rripit të Gazës, duke thënë se Autoriteti Palestinez në formën e tij aktuale nuk duhet ta marrë drejtimin e enklavës bregdetare.

Izraeli është zotuar se do ta shkatërrojë grupin palestinez Hamas, i cili qeveris Gazën, pas sulmit të përgjakshëm të militantëve ndaj Izraelit më 7 tetor. Izraeli reagoi me një sulm të përgjithshëm ndërsa synon marrjen e plotë të kontrollit të territorit.

Izraeli nuk e ka përcaktuar se kush duhet të marrë drejtimin e enklavës pas përfundimit të luftimeve, ndërsa është shprehur se Izraeli do të jetë përgjegjës për sigurinë e përgjithshme.

Uashingtoni ka thënë se Izraeli nuk mund ta pushtojë enklavën pas luftës. Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, tha javën e kaluar se administrata e Gazës duhej të ribashkohej me Bregun Perëndimor, pjesë të të cilit drejtohen nga Autoriteti Palestinez.

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas tha të premten se Autoriteti Palestinez në të ardhmen mund të luajë një rol në qeverisjen e Rripit të Gazës, por zoti Netanyahu theksoi të shtunën vonë se ai nuk dëshiron që drejtuesve aktualë të Autoritetit Palestinez t’u jepet freri i Gazës./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit