-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Karrigia, që s’e shpëtoi Dwamenan”! Prokuroria nis hetimet, Braçe: Jemi geto!

Kryesoret

Vdekja e kapitnit të Egnatias, Raphael Dwamena dje në fushë i ka tronditur të gjithë. Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për ngjarjen duke pyetur mjekët dhe stafin që i ka ndihmen e pare. Gjithashtu u sekuestrua kartela mjekesore. Për këtë ngjarje, ish-zv/ kryeministri Erion Braçe ka nxjerrë disa konkluzione të forta mbi futbollin në Shqipëri. Deputeti socialist “shigjeton” hapur, pa asnjë mëdyshje qeverinë e futbollit me në krye Armand Dukën.

“Raphael Dwamena duhej shpetuar;

duhet ta kishim shpetuar!

E shpetuan anglezet, e shpetuan spanjollet,

E shpetuan austriaket, e shpetuan zviceranet;

Ne jo! Ne nuk e shpetuam!

Dhe ka arsye;

Ne kemi kombetare-per jashte sigurisht, futbolli tjeter-ky qe luhet ketu brenda, eshte nje geto!

Per te as qe kujdeset kush; ky futboll duhet vec per te zgjedhur kryetarin e federates, asgje me shume,

Kaaaaarriiiiiiiigeeeeeeeeen!

Raphael Dwamena shpetoi ne Evrope, per shkak te rregullave natyrisht; tek ne jo, ketu nuk ka rregulla;

Ne fakt ketu nuk ka mjekesi sportive-sidomos ne cdo klub, nuk ka rregulla qe vijne nga ky aspekt, nuk ka protokolle, nuk ka as kontrolle;

Lejet e lojtareve per te zbritur ne fushat tona,

Asqe diktohen nga shendeti e siguria per te.

Ai qe organizon garen nuk egziston per kete!

Jeta eshte mbi pasionin, futbolli nuk mund te jete mbi jeten;

Ne Evrope zbatuan kete dhe i dhane jeten Dwamenes.

Këtu, vetem #Partizani e beri kete;

I mohoi ekipit cilesite superiore te Raphael Dwamenes,

Nja nga te huajt me te mire te zbritur ne kete toke,

Per ti dhene jete pertej futbollit!

E vetmja menyre per ta shpetuar ishte kjo!

Vdekja e tij ne fushe po ben xhiron e botes;

Dashuria e tij per futbollin, nuk justifikon asgje, asnje, cilindo qe ka pergjegjesine per kete futbollin tone” shkruan ai.

“Zoti e fali dy herë”/ Mjeku: Si mund t’i shpëtonte vdekjes kapiteni i Egnatias

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit