Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka bërë një reagim të ashpër ndaj kërkesave dhe mesazheve të dërguara nga Teherani përmes ndërmjetësve pakistanezë.
Trump ka shprehur pakënaqësinë e tij për dërgimin e një delegacioni në Islamabad për bisedime, duke theksuar se ka një konflikt të brendshëm në udhëheqjen iraniane dhe se SHBA-të kanë të gjitha kartat në dorë.
“Sapo anulova udhëtimin e përfaqësuesve të mi në Islamabad të Pakistanit për t’u takuar me iranianët. Shumë kohë e humbur duke udhëtuar, shumë punë! Për më tepër, ka një konflikt dhe konfuzion të madh të brendshëm brenda ‘udhëheqjes’ së tyre. Askush nuk e di se kush është në krye, madje as vetë ata. Gjithashtu, ne i kemi të gjitha kartat në dorë, ndërsa ata nuk kanë asnjë! Nëse duan të flasin, ajo çfarë duhet të bëjnë është të telefonojnë!!!” – Donald Trump.









