-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndeshja Kosovë-Izrael po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie në Prishtinë

Kryesoret

Kosova është duke u përballur me Izraelin këtë mbrëmje në një ndeshje kualifikuese për Euro 2024 nën masa të rrepta sigurie në Prishtinë, e cila është e para për kombëtare izaelite prej se nisi lufta mes Izraelit dhe grupit palestinez Hamas – i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian – më 7 tetor.

Autoritetet kosovare i rritën masat e sigurisë prej kur futbollistët izraelitë mbërritën në Kosovë të premten dhe i shtoi ato në ditën e ndeshjes të dielën, duke bllokuar rrugët përreth stadiumit Fadil Vokrri dhe duke kryer kontrolle të rrepta për tifozët me bileta. Ajo njoftoi se do të ndalohet “çdo material promovues racist, ksenofobik, politik, fetar.”

Ndeshja ishte paparë të luhej më 15 tetor, por u shty për 12 nëntor pasi luftëtarët e grupit radikal palestinez i sulmuan qytetet e Izraelit jugor, duke i vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke i rrëmbyer mbi 240 të tjerë. Ky sulm nxiti luftë dhe bombardime të pareshtura hakmarrëse të Izraelit në Rripin e Gazës.

Një numër shumë i vogël i tifozëve shkuan në Stadiumin Fadil Vokrri, i cili zë 14 mijë tifozë, për ta parë këtë ndeshje, që është e pazakontë duke e ditur përkrahjen që ekipi kombëtar dardan gëzon kur luan në shtëpi.

Policia duke e kontrolluar një tifoz gjatë hyrjes në Stadiumin Fadil Vokrri, para ndeshjes Kosovë-Izrael, 12 nëntor 2023.

Por, forma e dobët e kombëtares dhe moti i keq, si dhe rrethanat në të cilat po zhvillohet ajo mund të kenë ndikuar./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit