-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjokutaj: Po armatosemi, por bujqësia, arsimi e shëndetësia ngelen në mëshirë të fatit

Kryesoret

Eksperti i njohur i ekonomisë, Eduart Gjokutaj i ftuar në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo” e shikon “zi” buxhetin e vitit 2024. Ai tha se bujqësia, arsimi dhe shëndetësia janë lënë në mëshirë të fatit.

Një tregues i bujqësisë. Investimet nuk po shkojnë ku duhet dhe nuk po formalizojmë sektorin. Ka probleme me importin. Tregu i brendshëm nuk është i rregulluar, nuk është i tillë që të sigurojë prodhuesit.

Kemi edhe një skemë që na doli me probleme, që tregoi pjesën e patronazhimit. Kjo e ka lënë bujqësinë në mëshirë të fatit. Ky është tregues

Për shëndetësinë dhe arsimin jemi më poshtë në Ballkan dhe në BE, pasi gjithë lekët nuk po hidhen në këto. Lekët nuk po hidhen aty ku duhen, në arsim, shëndetësi, ekonomi dhe punësim.

Debati te “5Pyetjet”, Çoçoli: Ky është buxheti i pagave! Ekonomia është rezistente

Kjo u jep shpresë atyre që duan të ikin dhe e treta krijon fronte të reja pune. Edhe arsimi nuk krijon premisa për të ardhmen” tha ai.

Risi sipas tij është rritja me 2% e buxhetit të mbrojtjes, ky gjysma e kësaj shume do të jetë investim nga të huajt. “Në mbrojtje kjo shumë do të jenë për armatim, pjesën luftarake” tha ai.

Investimet me probleme në infrastrukturë janë humbje besimi dhe kosto, tha më tej Gjokutaj, referuar Rrugës së Arbrit. “Rruga e Arbrit nuk dihet nëse do të jetë e disponueshme. Ka edhe investime të tilla, humbet besimi dhe vonesa është kosto”.

Buxheti 2024, ku shkojnë lekët? Ekspertët te “5Pyetjet”: Taksa, borxh dhe varfëri

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit