-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mentor Kikia: “Epstein” – bota e kalbur e udhëheqësve dhe CEO-ve të mëdhenj!

Kryesoret

Dosja “Epstein” nuk është thjeshtë një ekspozim publik i një “konsorciumi” horrash, të përfshirë në botën e krimeve seksuale ndaj të miturve apo shfrytëzimit të vajzave në një komunitet global origjsh.

Ajo është rrëzimi i besimit(nëse kishte mbetur më i tillë), se udhëheqësit, presidentë, kryeministra, princër, njerëz që drejtojnë shtete, organizata, kompani gjigande, njerëz të krimbur në para dhe me pushtet, përpos aftësisë për të drejtuar, bartin edhe vlera morale, fetare e familjare. Ata që, në përballjet me publikun kur u kërkojnë votat, flasin në emër të Zotit dhe familjes, në emër të dashurisë dhe paqes.

Pra, kjo dosje, dëshmon jo vetëm sharlatanizmin unik të një perversi që kishte ngritur sipërmarrjen më të madhe të krimit seksual VIP në nivel global, por së pari hipokrizinë e që ka pushtuar nivelet më të larta të lidershipit botëror, botën e nëndheshme të përversitetit, ku pushteti dhe paraja e madhe derdhen në formë epshi edhe mbi trupa të miturish.

Të mendosh një politikan si Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, që pasi vjen në Tiranë, takon drejtuesit më të lartë të shtetit, jep deklarata, mban konferenca, na udhëzon se çfarë reformash duhet të bëjmë që të ecim përpara… pra ky njeri i “raporton” shefit të rrjetit të prostitucionit Jeffrey Epstein: Isha në Tiranë. Vajza të jashtëzakonshme.

Konstatimi nuk mendoj se ka ndodhur duke i parë vajzat nga xhami i makinës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit