Gjykata e Tiranës vendosi pezullimin e çështjes lidhur me kërkesën e Lulzim Bashës për regjistrimin e ndryshimeve statutore të Kuvendit të 2Shtatori 2023.
Gjyqtari konstatoi se pa u zgjidhur konflikti që po shqyrtohet nga Gjykata Civile për kërkesën e 7 deputetëve të Partisë Demokratike për çregjistrimin e emrit të Lulzim Bashës nga regjistrimi i partive politike, si dhe pa u zgjidhur çështja tjetër në Gjykatën e Lartë, nuk mund të ketë shqyrtim të ndryshimeve të reja statutore.
Nga vendimi i gjykatës duket se të gjitha palët dolën të kënaqura, pasi kërkesa për pezullim ishte bërë më herë nga avokatët e Rithemelimit dhe të grupimit të Gazment Bardhit, por u artikulua në sallën e gjyqit edhe nga avokatët e Bashës.