-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrezikonte arrestin? Berisha apelon vendimin në minutën e fundit

Kryesoret

Në limitet e orarit zyrtar avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha dorëzuan ankimim në gjykatën e posaçme për 2 vendimet e marra ndaj ish-zyrtarit të lartë atë të datës 26 tetor ku u caktua detyrim paraqitje dhe atë të datës 6 nëntor ku u refuzua shuarja e kësaj mase.

Por përveç ankimit, avokati i zgjedhur i Berishës, Sokol Mëngjesi firmosi edhe dijeninë për 2 vendimet e zbardhura të gjykatës për të cilat më herët kishin refuzuar që ti njihnin si të tilla.

Por edhe pas këtij dorëzimi të Berishës, ish-funksionari i lartë nuk ka pranuar t’i bindet gjykatës pasi refuzoi të paraqitej në orën 10 të datës 6 nëntor qe ishte e hëna e parë e nëse ai do të mungonte sërish në datën 20 nëntor do të detyronte Prokurorinë e posaçme drejt të vetmes zgjidhje që i jep ligji atë të një kërkese për ashpërsim të masës duke i marrë autorizim kuvendit për arrestim.

Kjo e hënë ishte afati i fundit për të njoftuar Berishën për vendimet e gjykatës dhe prej datës 20 tetor deri në 13 nëntor ai ka bërë gjithçka për të mos njohur vendimet e gjykatës. Madje disa herë ka refuzuar edhe thirrjen për t’u paraqitur fizikisht në seancë duke shkaktuar një krizë pesë ditore që u zgjidh me avokat kryesisht.

Për 17 ditë të tjera dosja ngeci në sekretari mbasi avokatët nuk tërhiqnin vendimin, por tashmë dosja ndaj Berishës dhe dhëndrit të tij i arrestuar për aferën e çështjes Partizani do të zhvendoset në gjykatën e apelit të posaçëm.

Me këtë akt formal, pavarësisht kontestimit, ligjërisht Sali Berisha ka pranuar statusin e tij të përcaktuar nga vendimi i zbardhur i gjykatës së posaçme si i hetuar për korrupsion pasiv./Abc News

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit