Sali Berisha: Të gjithë treguesit janë për një dominim të qartë elektoral të aleancës sonë. Të gjithë treguesit, them edhe rritja e ndjeshme e përqindjes në votime në zonat tona është një ogur i bardhë për rezultatin e aleancës sonë. Unë kurrë nuk flas për numra pa dalë ato, nuk kam unë ndonjëherë të bëj rolin e profetit, ja ai merr Batonin si gënjeshtar të gatshëm. Unë pres sovranin.
A do ta pranoni rezultatin?
Unë jam këtu për të paraqitur ato që ndodhin, dhe ne gjatë gjithë ditës kemi dokumentuar të gjitha përpjekjet antiligjore të bëra në të katërta anët e vendit por të dërgosh banda për të rrethuar KZAZ-të është një përpjekje flagrante për të ndikuar në rezultatin por kjo nuk do të ndodhë pasi komisionerët tanë kanë marrë udhëzime të qarta dhe të prera, përgjegjësia për të gjitha këto është e Edi Ramës.